Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:25, QMF në Zubin Potok është informuar për një person pa shenja jete në fshatin Varagë të Poshtme.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën B.R. 55 vjeç të varur në litar në ballkonin e shtëpisë së tij.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Njoftimi i plotë:
Vdekje e dyshimtë
Mitrovicë Veri , 28 Maj 2025
Me datën 28.05.2025 rreth orës 13:25 stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok, kanë njoftuar stacionin policor në lidhje me një informatë për një person që dyshohet se është pa shenja jete në fshatin Varage te Poshtme të Zubin Potokut.
Njësitë relevante policore së bashku me stafin mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në viktimën B.R 55 vjeq i cili është gjetur pa shenja jete i varuar me litar ne ballkanin e shtepis së tij. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi është pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pa jetë me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.