Nga 20 mijë euro familjeve të dy zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës

Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 40 mijë eurove për dy familjet e zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës në vitin 2024, raporton Ekonomia Online.

“Do të ndajmë 40 mijë euro për mbështetje për dy familjet e zjarrfikësve familjes Osmani dhe Kaqunlimaj që humbën jetën në vendin e punës në vitin 2024. Pra, 20 mijë euro për familjen Osmani dhe 20 të tjera për familjen Kaqunlimaj”, tha kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi