



Njoftimi erdhi pasi mediat izraelite alarmuan opinionin publik dhe raportuan për dërgimin e tij urgjent në spital. Nga kabineti pretendohet se arsyeja e hospitalizimit është një trajtim stomatologjik.
Megjithatë, gjendja shëndetësore e liderit izraelit 76-vjeçar prej kohësh është nën vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar shumë polemika.
Shëndeti i Benjamin Netanyahut u bë temë qendrore në Izrael muajin e kaluar, kur ai pranoi se së fundmi ishte trajtuar me sukses nga kanceri i prostatës. Detajet lidhur me këtë sëmundje serioze, Netanyahu i kishte mbajtur qëllimisht larg publikut.
Kryeministri kishte deklaruar se Irani mund të shfrytëzonte informacionet për gjendjen e tij të dobësuar shëndetësore për të përhapur propagandë kundër Izraelit gjatë luftës aktuale.
Ky është vetëm incidenti i fundit në një seri ngjarjesh mjekësore që e kanë prekur Netanyahun gjatë tre viteve të fundit, për shkak të të cilave ai është përballur vazhdimisht me kritika të forta publike për mungesë transparence.