Netanyahu, sinjalin për sulmin ndaj Iranit e dha me një shënim që e la dje te Muri i Vajtimit

Është zbuluar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së tij dje në Murin e Vajtimit, dha sinjalin për operacionin “Luanin që ngrihet” ndaj Iranit, i cili u realizua këtë mëngjes, përmes një shënimi të vendosur atje.

Sipas gazetës prestigjioze izraelite Jerusalem Post, për të ruajtur fshehtësinë dhe për të mos alarmuar Iranin para kohe, qeveria izraelite kishte përhapur në media disa lajme dezinformuese. Ndër to, përmendeshin pushimet familjare të Netanyahut në Galile dhe pjesëmarrja e tij në dasmën e djalit të tij Avner, si dhe takimi i Ministrit izraelit për Çështjet Strategjike Ron Dermer dhe drejtorit të Mossad-it David Barnea me ambasadorin amerikan Steve Witkoff në kuadër të raundit të gjashtë të bisedimeve bërthamore SHBA-Iran. Të gjitha këto u përdorën si manovër për të devijuar vëmendjen.

Nga ana tjetër, Netanyahu vizitoi dje Murin e Vajtimit në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Gjatë vizitës, ai ka lënë një shënim në mur, ku sipas raportimeve, duke iu referuar një vargu nga Torah-u, kishte shkruar: “Populli do të ngrihet si një luan i madh.” Jerusalem Post thekson se emri i operacionit të sotëm kundër Iranit – “Luanin që ngrihet” – rrjedh pikërisht nga ky varg.

Kategoritë
BotaLajme