Netanyahu njoftoi se Izraeli heq tarifat doganore për të gjitha produktet amerikane

Netanyahu njoftoi se Izraeli heq tarifat doganore për të gjitha produktet amerikane

Izraeli ka bërë të ditur se do të heqë të gjitha tarifat e mbetura doganore për importet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

SHBA është partneri më i afërt tregtar dhe aleati më i ngushtë i Izraelit, me një shkëmbim tregtar dypalësh që arriti vlerën 34 miliardë dollarë në vitin 2024.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se heqja e tarifave për mallrat amerikane është një hap tjetër drejt hapjes së tregut ndaj konkurrencës dhe uljes së kostos së jetesës.

“Përveç përfitimeve ekonomike për ekonominë dhe qytetarët e Izraelit, ky hap i tanishëm do të na mundësojë të forcojmë më tej aleancën dhe lidhjet mes Izraelit dhe SHBA-së,” – thuhet në deklaratën e tij.

Izraeli dhe SHBA kishin nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë që 40 vite më parë, dhe deri më sot rreth 98% e mallrave nga SHBA kanë qenë të përjashtuara nga tarifat doganore.

 

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova