Netanyahu në ndërtesën e Pentagonit: U zbulua kërkesa sekrete!

Kryeministri izraelit Binyamin Netanyahu mbërriti në ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagon) për t’u takuar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Hegseth e pritë Netanyahu-n në hyrje të Pentagonit me një ceremoni zyrtare. Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm edhe bashkëshortet, u intonuan himnet kombëtare të Izraelit dhe SHBA-së. Pas ceremonisë, Netanyahu dhe Hegseth u tërhoqën për bisedime brenda godinës.

Nuk iu përgjigjën gazetarëve
Përpara se të hyjnë në takim me dyer të mbyllura, as Netanyahu e as Hegseth nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Presohet që gjatë bisedës të diskutohet mbështetja me armë që SHBA i ofron Izraelit në sulmet e tij të vazhdueshme ndaj Gazës, si dhe çështja e Iranit.

Kërkesë për avionët fantazmë B-2

Dy deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së propozuan më 3 korrik që, nëse konfirmohet se Irani po zhvillon armë bërthamore, presidenti Donald Trump të autorizohet të transferojë tek Izraeli avionët bombarderë “fantazmë” B-2 dhe bomba “shpuese bunkerash”.

Goditja e qershorit me B-2

Më 22 qershor, SHBA bombardoi objektet bërthamore iraniane me bomba “shpuese bunkerash” të hedhura nga avionët B-2 — armë rreth 6 metra të gjata që sulmojnë objektiva dhjetëra metra nën tokë. Flota amerikane ka 19 avionë të tillë, dhe deri më sot nuk ka ndarë asnjë informacion rreth tyre, as me aleatët e saj.

Kategoritë
BotaLajme