Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Zyrtari i kryeministrisë ka deklaruar se Netanyahu ka vendosur të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i ka dërguar një mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Eyal Zamir, duke i thënë “Nëse plani për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës nuk ju përshtatet, duhet të jepni dorëheqje”, transmeton Anadolu.

Një zyrtar i paidentifikuar i kryeministrisë ka folur për gazetën “Jerusalem Post” lidhur me hapat e mundshëm të ardhshëm të Izraelit në sulmet ndaj Rripit të Gazës.

Zyrtari i kryeministrisë ka deklaruar se Netanyahu ka vendosur të pushtojë të gjithë Rripin e Gazës.

Burimi në fjalë shtoi se në përputhje me këtë vendim planifikohet pushtimi duke kryer sulme tokësore edhe në zonat ku mendohet se mbahen pengjet izraelite.

Zyrtari vuri në dukje se Zyra e kryeministrit i përcolli shefit të Shtabit, Eyal Zamir mesazhin se “Nëse plani për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës nuk ju përshtatet, duhet të jepni dorëheqje”.

Në lajmin e publikuar në mediat izraelite thuhet se Zamir ka kundërshtuar planin për të pushtuar të gjithë Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme