Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit australian Anthony Albanese që të ndalojë marshimet propalestineze dhe tha se, sipas tij, “sulmi terrorist ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së veprimit”.
“Ishte e pashmangshme që të ndodhnin këto pasoja tragjike, ashtu siç e paralajmërova kryeministrin Albanese. Në letrën që i dërgova disa muaj më parë, e theksova qartë se do të kishte një rritje të tillë, se kjo do të ndodhte dhe se për këtë nuk kishte asnjë dyshim”, deklaroi ai.
Netanyahu tha se “njohja e parakohshme e shtetit palestinez nga qeveria e Albaneses ka shpërblyer vrasjen brutale të hebrenjve”, gjë që sipas tij “ka inkurajuar sulme ndaj komunitetit hebre në Australi”.
“Tani i them qeverisë australiane: dreqi e marrtë, zgjohuni! Nuk keni nevojë për paralajmërime të tjera, tashmë i keni marrë mjaftueshëm”, tha ai, duke shtuar:
“Mesazhi që u dërgua me këtë vendim ishte: vritni hebrenjtë dhe do të shpërbleheni”.
Me këtë, ai iu referua edhe propozimit të tij që “grupet e sigurisë hebreje të armatosen në ngjarje me rrezik të lartë, siç janë tubimet publike me rastin e Hanukës”.










