Netanyahu mblodhi influencues amerikanë, dëshiron të përdorë rrjetet sociale si “armë” për promovimin e Izraelit

Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu speaks to the media during a press conference, in Tel Aviv, Israel, Monday, April 10, 2023. (AP Photo/Ohad Zwigenberg)

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me influencues të djathtë, gjatë të cilit shprehu mendimin se rrjetet sociale mund të përdoren si një “armë” për mbështetjen e këtij vendi. Ai e identifikoi TikTok-un si “blerjen më të rëndësishme që po ndodh aktualisht”, duke pretenduar se kontrolli mbi të mund të ishte “vendimtar”.

Netanyahu përmendi gjithashtu platformën X, duke thënë se “duhet të flitet me Elon Muskun” dhe se “ai nuk është armik, por mik”.

Ai pretendoi se Izraeli “do të përfitonte shumë” nëse do të mund të siguronte ndikim mbi TikTok-un dhe X-in.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv me të cilin konfirmoi se marrëveshja për transferimin e operacioneve amerikane të TikTok-ut tek një konsorcium amerikan plotëson kërkesat e sigurisë të përcaktuara me ligjin vendas.

Trump tha se konsorciumi i investitorëve do të përbëhet nga kompania teknologjike Oracle, Michael Dell, Rupert Murdoch dhe të tjerë.

Mbështetja e hapur dhe shumëvjeçare për Izraelin nga themeluesi i Oracle-it, Larry Ellison, shkaktoi shqetësim se autoriteti i kompanisë mbi TikTok-un do të shfrytëzohej në dobi të qeverisë izraelite.

Deklaratat e Netanyahut erdhën në një kohë kur Izraeli po qëndron gjithnjë e më i izoluar për shkak të luftës gjenocidale në Gaza, në të cilën që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë gati 65.600 palestinezë, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë.

Netanyahu foli në një sallë kryesisht bosh gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi shumë delegacione e braktisën sallën në shenjë proteste ndaj luftës së Izraelit në Gaza, e cila tani ka hyrë në vitin e tretë.

Kategoritë
BotaLajme