Dita e hënë vonë në mbrëmje, luftëtarët e Hamasit realizuan një pritë vdekjeprurëse kundër forcave izraelite në veri të Gazës. Sipas mediave izraelite, në sulm u vranë të paktën pesë ushtarë, ndërsa 14 të tjerë u plagosën — disa me plagë serioze, që rrezikojnë jetën.
Disa nga ushtarët e vrarë u dogjën deri në vdekje gjatë sulmit. Operacioni kishte ngjashmëri tronditëse me pritën e mëparshme të 24 qershorit, kur shtatë ushtarë izraelitë u vranë pasi luftëtarët e Hamasit goditën një njësit inxhinierik të blinduar.
Sulmi ndodhi në Beit Hanoun, qytet në skajin verior të Rripit të Gazës, i cili është nën goditje të pandërprera izraelite që nga 7 tetori 2023.
Me një shprehje fytyre të mbushur me trishtim dhe tronditje, Benjamin Netanyahu mori lajmin për pritën palestineze që goditi dhjetëra ushtarë izraelitë në Gazë — vetëm pak çaste para takimit me Donald Trump. Ishte një pritë komplekse, e planifikuar me kujdes, që synonte me përpikëri trupat izraelite.
Në sulmin e mëparshëm, luftëtarët e Brigadës al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, përdorën një pajisje shpërthyese me ngarkesë të formuar (EFP), të futur në blindon transporter Puma të Izraelit përmes një hapjeje. Shpërthimi shkatërroi automjetin dhe shkaktoi zjarr që vazhdoi derisa transporteri u tërhoq jashtë vijës së frontit dhe u çua në vend të sigurt jashtë Gazës.
Pas pritës së së hënës, ushtarët izraelitë të plagosur u evakuuan në të paktën pesë spitale të ndryshme në Izrael, duke treguar për masivitetin dhe rëndësinë e humbjeve. Situata mbeti e tensionuar, ndërsa avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet intensive ajrore në atë zonë pas incidentit.
Çfarë ndodhi në Beit Hanoun?
Forcat izraelite ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për ngjarjet në Beit Hanoun; megjithatë, mediat izraelite kanë filluar të grumbullojnë detajet e pritës bazuar në raportimet nga terreni.
Sipas këtyre raportimeve, sulmi nisi kur një njësitë e Hamasit shpërtheu një pajisje shpërthyese të improvizuar (IED), duke goditur një blindë izraelite që patrullonte në atë zonë. Shpejt u dërguan ekipet shpëtimit për të evakuuar të plagosurit, por kur mbërritën mjete të tjera ushtarake, ato u vunë nën sulme të ndara.
Thuhet se u shpërthyen në total katër pajisje shpërthyese të improvizuara në një seri — e para goditi automjetin fillestar të blinduar, më pas dy shpërthime goditën ekipet e ardhura shpëtimore. Në fund të pritës, luftëtarët e Hamasit hapën zjarr, duke shkaktuar humbje shtesë.
Më vonë të martën, komanda ushtarake izraelite njoftoi se pesë ushtarë izraelitë, përfshirë dy oficerë, u vranë në atë që përshkruhet si një sulm me pajisje shpërthyese pranë rrugës. Njëzet e katër ushtarë ishin plagosur, përfshirë dy në gjendje kritike. Ushtria izraelite pretendon se në momentin e sulmit ushtarët po lëviznin me këmbë, jo brenda automjeteve.