Netanyahu është duke zhvilluar bisedime për formimin e qeverisë së koalicionit pasi fitoi shumicën parlamentare në fillim të këtij muaji.
Mandatari për formimin e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu i ofroi politikanit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir postin e ministrit të Sigurisë Kombëtare në qeverinë e re izraelite.
Transmetuesi publik izraelit KAN tha se partia Likud e Netanyahut ra dakord me Ben-Gvir, i cili është kreu i partisë hebraike Forca, për poste të tjera, përfshirë postin e ministrit për Zhvillimin e periferisë, Negev dhe Galile, ministrit për Forcat Kombëtare dhe zëvendësministrin e Ekonomisë.
Sipas marrëveshjes së tyre, Ministria e Sigurisë Kombëtare do të ketë autoritete të zgjeruara, përfshirë kontrollin e policisë kufitare.
Netanyahu është duke zhvilluar bisedime për formimin e qeverisë së koalicionit pasi fitoi shumicën parlamentare në fillim të këtij muaji.