“Ushtria izraelite po kryen gjenocid në Gaza”, tha nënkryetari i Parlamentit të Serbisë, Edin Gjerlek.
Nënkryetari i Parlamentit të Serbisë, Edin Gjerlek bëri thirrje të enjten për ndalimin e menjëhershëm të eksporteve të armëve të vendit në Izrael.
Gjerlek tha në parlament se ushtria izraelite po “kryen gjenocid kundër popullit palestinez në Gaza, në një nga mënyrat më brutale që bota moderne mban mend, duke i lënë pa mëshirë civilët e pafajshëm të uritur dhe duke vrarë civilë të pafajshëm, kryesisht gra dhe fëmijë”, raportuan mediat serbe.
Ai theksoi se Partia e tij për Drejtësi dhe Pajtim po përgatit një projekt-rezolutë për të pezulluar eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Serbia në Izrael, e cila do t’i paraqitet Parlamentit “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Gjerlek tha se i kupton shqetësimet e mundshme të industrisë vendase të mbrojtjes, por argumentoi se kjo çështje tejkalon politikën dhe interesat kombëtare. Mbi të gjitha ai tha se kjo është një çështje morale.