Nëndetësja e tyre u shkatërrua me 5 persona në bord, kompania “OceanGate” pezullon eksplorimet

Nëndetësja e tyre u shkatërrua me 5 persona në bord, kompania “OceanGate” pezullon eksplorimet

Kompania OceanGate ka njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve eksploruese dhe tregtare, pas fundosjes së nëndetëses “Titan” muajin e kaluar, që rezultoi në humbjen e jetës së pesë personave në fund të Atlantikut, duke përfshirë edhe CEO të kompanisë.

“OceanGate ka pezulluar të gjitha aktivitetet eksploruese dhe tregtare”, thotë kompania në krye të faqes së saj zyrtare të internetit.

Megjithatë, faqja ka ende përshkrime dhe oferta për misionet që ndërmerr, duke përfshirë turneun e  Titanikut.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova