Në xhamiat e Prizrenit mblidhen mbi 93 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Në xhamiat e Prizrenit mblidhen mbi 93 mijë euro për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Njoftimi i plotë i KBI-Prizren:
93.286.20€ mblodhi KBI-Prizren
100 mijë falënderime për xhematin e Prizrenit
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Turqi dhe Siri.
Shuma totale e mbledhur është 93.286.20€ (nëntëdhjetë e tre mijë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë euro e 20/100).
Të bashkëngjitur e gjeni listën me detaje për kontributin e xhematit të secilës xhami.
Lusim Allahun t’i shpërblejë të gjithë për kontributin!,
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi