Në vetëm dy ditë pas vendimit të gjykatës në Hagë, 373 palestinezë u vranë

Një grup i të drejtave të njeriut raporton se Izraeli vazhdon të vrasë palestinezët në Gaza, pavarësisht masave të përkohshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Siç raportohet, në vetëm dy ditë pas vendosjes së masave të përkohshme, ushtria izraelite vrau të paktën 373 palestinezë, përfshirë 345 civilë, ndërsa 643 persona u plagosën.

“Izraeli gjithashtu ka rritur përpjekjet e tij për të vrarë palestinezët nga uria, si dhe për t’i zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre në Rrip”, thuhet në deklaratë.

Ata shtojnë se pavarësisht vendimit të gjykatës më të lartë në botë dhe në kundërshtim me detyrimet e tij ndërkombëtare, Izraeli vazhdon të kryejë shkelje të jashtëzakonshme që përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë gjenocidin e popullit palestinez.

Kujtojmë se të premten, me kërkesë të Republikës së Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mori një vendim për masat e përkohshme për parandalimin e gjenocidit në Gaza. Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Izraelit dhe e shpalli veten kompetente për të gjykuar gjenocidin në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme