Në Turqi janë gjetur rezerva nafte me vlerë katër miliardë dollarë

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, deklaroi se gjatë këtij viti, në disa rajone të Turqisë janë zbuluar rezerva nafte, në total 57 milionë fuçi, vlera e të cilave është vlerësuar në katër miliardë dollarë.

Ai nënvizoi se rezerva më e madhe ndodhet në Diyarbakir, Gabar dhe Batman. Sipas fjalëve të tij, vetëm në Diyarbakir gjenden midis katër dhe gjashtë milionë fuçi naftë dhe gaz shkrillexhi.

Bayraktar theksoi gjithashtu se, nga sondazhet e fundit në pusin Goktepe-3 në Detin e Zi, janë zbuluar 75 miliardë metra kub gaz, sasia e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e vendit për gaz për rreth një vit e gjysmë.

Ministri tha se pritet që këto shifra të rriten deri në fund të vitit. Ai vuri në dukje potencialin e naftës dhe gazit shkrillexhi në Diyarbakir, në një zonë prej 600 kilometrash katrorë.

Po ashtu, Bayraktar përmendi se Turqia po bashkëpunon me kompani amerikane për shfrytëzimin e këtyre resurseve.

Kategoritë
BotaLajme