Ushtria izraelite ka njoftuar se 18 ushtarë janë vrarë deri më tani në pushtimin tokësor të Rripit të Gazës dhe se në mesin e të vdekurve është nënkoloneli Salman Habaka, gjithashtu oficeri më i lartë që vdiq në pushtimin e deritanishëm.
Nënkolonel Salman Habaka, 33 vjeç, nga Yanuh-Jat, komandant i Batalionit të 53-të të Brigadës 188 Barak, u vra në luftime në Rripin verior të Gazës, njoftoi IDF të enjten.
Gjatë luftimeve midis forcave tokësore të IDF dhe anëtarëve të Hamasit, Habaka drejtoi njësinë e tij të blinduar ndërsa mbulonte ushtarët e Brigadës Golani.
Më shumë se 300 ushtarë të IDF janë vrarë që nga 7 tetori, 18 prej të cilëve vdiqën gjatë pushtimit tokësor të nisur nga ushtria izraelite në fillim të kësaj jave.
Të enjten, 10 anëtarë të së njëjtës njësi u konfirmuan të vdekur pasi automjeti i tyre i blinduar u godit nga një raketë antitank. Ushtria izraelite pretendon se ka bërë përparim thellë në qytetin e Gazës në Rripin verior të Gazës dhe është afër ndarjes së Rripit të Gazës në dysh.