Në pritje të hakmarrjes iraniane pas sulmit izraelit, SHBA lëviz anije luftarake drejt Lindjes së Mesme

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, Associated Press, raporton se ushtria amerikane ka filluar zhvendosjen e burimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, përfshirë anije luftarake.

Në pritje të një kundërpërgjigjegje të mundshme nga Irani, raportohet se marina amerikane ka urdhëruar ka urdhëruar shkatërruesin USS Thomas Hudner të lundrojë drejt Mesdheut Lindor, ndërsa një tjetër shkatërrues është në lëvizje për të qenë në gatishmëri nëse kërkohet nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njërit prej zyrtarëve, presidenti Donald Trump është duke u takuar me anëtarët kryesorë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën.

Zyrtarët kanë folur për AP-në në kushte anonimiteti, pasi detajet nuk janë bërë ende publike

Kategoritë
BotaLajme