Në objektin e komunës në Zubin Potok vendoset tabela me mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’

Me asistencën e Policisë së Kosovës, sot në hyrje të ndërtesës së komunës në Zubin Potok është vendosur një tabelë me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Kjo tabelë është vendosur në vendin ku dikur ishte shkruar në cirilik emri i komunës.
Shkronjat cirilike u zhdukën nga komuna vitin e kaluar, ndërsa Policia e Kosovës në atë kohë deklaroi se ato “i kishte marrë era”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi