Në një sulm të kolonëve dhe ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve janë plagosur të paktën shtatë civilë

Më West Bank, pranë qytetit të Nabulusit, kolonët sulmuan fshatrat palestineze Aqraba dhe Khirbet al-Tawil, gjatë të cilit banorët palestinezë u përgjigjën duke hedhur gurë.

Kolonët, kryesisht të armatosur me armë zjarri, qëlluan dhe plagosën të paktën shtatë civilë palestinezë.

Në vendngjarje u dërguan forca të ushtrisë izraelite, të cilat, sipas burimeve palestineze, gjithashtu hapën zjarr ndaj banorëve lokalë.

Të plagosurit palestinezë u transportuan në spital, ndërsa nuk ka të dhëna për kolonët e plagosur, të cilët po e intensifikojnë këto sulme.

Kolonët ndjekin praktikën e vendosjes së postblloqeve të armatosura sa më pranë shtëpive palestineze, duke krijuar frikë dhe sinjalizuar sulme të mundshme. Ushtria izraelite i mbështet këto veprime të kolonëve dhe ndërhyn kryesisht vetëm kur palestinezët kundërpërgjigjen.

Kategoritë
BotaLajme