– Ngjarja u mbajt mbrëmë në “Angel de la Independencia”, në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City.
Gazetarët dhe protestuesit pro-palestinezë përkujtuan gazetarët palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gaza, raporton Anadolu.
Ngjarja u mbajt mbrëmë në “Angel de la Independencia”, në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën.
Në sulmin që ushtria izraelite kreu më 10 gusht ndaj tendës ku qëndronin gazetarët pranë spitalit “Al-Shifa” në qytetin e Gazës u vranë 6 gazetarë, përfshirë gazetarët e Al Jazeera-s, Anas al-Sharif dhe Mohamed Quraika.
Sipas Zyrës për media të Qeverisë Palestineze në Rripin e Gazës, bashkë me këtë sulm rritet në 238 numri i punonjësve të medias që Izraeli ka vrarë në Gaza që nga 7 tetori 2023.
Si pasojë e sulmeve të kryera me mbështetjen e SHBA-së janë vrarë 61.599 palestinezë dhe janë plagosur 154.088 të tjerë ndërsa më shumë se 9.000 persona janë të zhdukur. Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur dhe shumë të tjerë përfshirë dhjetëra fëmijë, kanë vdekur nga uria.