Në Kinë u hap ura më e lartë në botë me të cilën u thyen disa rekorde: maja e saj është mes reve

Në Kinë sot u hap ura më e lartë në botë mbi Kanionin e Madh Huijang në rajonin jugperëndimor Guizhou, e cila ngrihet 625 metra mbi lumë, ka gjatësi prej 2.890 metrash dhe me një hapësirë kryesore prej 1.420 metrash. Përveçse është ura më e lartë, kjo vepër përfaqëson gjithashtu urën rekord në hapësirën ndërmjet shtyllave në një zonë malore.

Me hapjen e sotme të urës është përfunduar një arritje e vërtetë inxhinierike, ndërsa ndërtimi ka zgjatur tre vjet. Lartësia e pabesueshme prej 625 metrash e bën atë dy herë më të lartë se Kulla Eiffel, ndërsa për nga hapësira theu rekordin që e mbante një tjetër urë në të njëjtën provincë, njoftoi agjencia Xinhua.

Pamjet me dron, të transmetuara sot nga mediat shtetërore, tregojnë automjetet duke kaluar mbi këtë strukturë gjigante, ndërsa kullat mbajtëse blu pjesërisht janë të mbështjella me re. Turma vëzhguesish, përfshirë inxhinierë projekti dhe zyrtarë lokalë, u mblodhën mbi urë në ceremoninë e këtij ngjarjeje, dhe disa prej tyre shprehën krenarinë dhe emocionin në intervista të drejtpërdrejta për mediat shtetërore.

Hapja e urës sjell përmirësime të mëdha për kushtet e transportit në këtë rajon dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis dy anëve për dy orë.

Kategoritë
BotaLajme