Në Iran, flamuri i kuq i hakmarrjes është ngritur sërish në shtizë. Ky flamur ka një domethënie të madhe historike dhe simbolike dhe konsiderohet si një paralajmërim për një kundërpërgjigje të mundshme.
Pra, çfarë simbolizon flamuri i kuq?
Pas sulmeve të Izraelit në orët e hershme të mëngjesit ndaj kryeqytetit iranian Teheran, qyteteve Tabriz, Isfahan (veçanërisht objekti bërthamor në Natanz), Loristan dhe Kermanshah, janë goditur objektiva ushtarake, komandantë, seli ushtarake dhe impiante bërthamore.
Pas këtyre ngjarjeve, flamuri i kuq i hakmarrjes, me rëndësi të madhe historike dhe simbolike, u ngrit në xhaminë Cemkeran në qytetin Qom.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të forta si në opinionin publik iranian, ashtu edhe në mbarë botën. Por, çfarë përfaqëson ky flamur? Cili është mesazhi i tij?
Çfarë simbolizon flamuri i kuq?
Në Iran, flamuri i kuq përfaqëson “hakmarrje” dhe “gjakmarrje”. Në historinë islame, veçanërisht në traditën shiite, ky flamur është shndërruar në një simbol të drejtësisë dhe paralajmërimit për hakmarrje.
Tradicionalisht, ngritja e flamurit të kuq nënkupton se gjakut të një personi nuk duhet t’i lihet pa drejtësi.
Në kohët moderne, ngritja e këtij flamuri në Iran interpretohet zakonisht si një mesazh i qartë për hakmarrje, sidomos pas ndonjë sulmi të madh ndaj vendit.