Në Gazë humbën jetën 21 persona: Ushtria izraelite qëlloi me gaz lotsjellës turmën që po kërkonte ndihma ushqimore dhe shkaktoi një çrregullim

Të paktën 21 persona u vranë sot në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të GHF-it në jug të Gazës.

Sipas raporteve, shumica e viktimave vdiqën nga turma që u përplasi me njëri‑tjetrin në panik.

Në një deklaratë paraprake, GHF njoftoi se 19 persona u shtypën, ndërsa një tjetër u qëllua me thikë “në një valë kaosi dhe rreziku.”

Ministria e Shëndetësisë e Gazës publikoi një njoftim ku theksonte se 21 palestinezë u vranë në vendin e GHF-it të mërkurën. Ministria shtoi se 15 viktima vdiqën nga mbytja dhe përplasja e turmës pas përdorimit të gazit lotsjellës ndaj njerëzve që kërkonin ndihma.

“Për herë të parë janë regjistruar raste vdekjesh për shkak të mbytjes dhe turbulencës së fortë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave,” thuhet në njoftim.

Korrespondenti i Al Jazeeras, Hani Mahmoud, raportoi nga qyteti i Gazës se një dëshmitar konfirmoi se gaz lotsjellës u drejtua ndaj turmës, “duke shkaktuar kaos dhe çrregullim,” që çoi në përplasjen tragjike.

Ndërkohë, një burim mjekësor në spitalin Nasser i tha agjencisë AFP se viktimat e dëshpëruara dhe të uritura po përpiqeshin të merrnin ushqime, por hyrja kryesore e qendrës ishte e mbyllur.

“Forcat izraelite okupatore dhe sigurimet private të qendrës hapën zjarr mbi ta, duke shkaktuar numër të madh vdekjesh dhe plagosjesh,” deklaruan ata.

Që prej fillimit të punës së GHF-it në enklavë në fund të majit, të paktën 875 persona janë vrarë duke tentuar të sigurojnë ushqim, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të cilat të martën njoftuan se 674 prej këtyre vdekjeve ndodhën “pranë vendeve të GHF-it.”

Kategoritë
BotaLajme