MSH njofton qytetarët: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

MSH njofton qytetarët: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar qytetarët se furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve, shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu në njoftimin e MSH’së shtohet se ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe  janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 31 janar 2023

Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe  janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe fabrika Drenas trajtojnë ujin  me kapacitet jo të plotë.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

Rekomandojmë KRU “Hidrodrini” të ngrisë nivelin e kontrollit në procesin e trajtimit dhe në rrjetin shpërndarës.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2-0,3mg/L.

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.

Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimitKujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit

Pastrimi i të gjitha stabilimenteve në procesin e trajtimit

Riparimi dhe debllokimi i pusetave

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova