Moti ekstrem, Greqia në ‘luftë’ me flakët, digjen makina dhe shtëpi në Atika

Moti ekstrem, Greqia në ‘luftë’ me flakët, digjen makina dhe shtëpi në Atika

Greqia është përfshirë nga disa zjarre pasditen e sotme si pasojë e temperaturave të larta dhe nga erërat e forta.

Mediat greke raportojnë se vatrat zjarrit po përhapen në Kouvaras, Anavyssos, Lagonisi dhe Saronida, në afërsi të Atikës.

Erërat e forta me intensitet 6-7 Bofort, kanë djegur disa banesa në këto zona (Kouvara dhe Lagonisi), por, fatmirësisht banorët janë evakuuar.

Sakaq policia greke ka njoftuar pezullimin e transportit për ndërprerje të qarkullimit të mjeteve.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova