Moment i Kapur nga Objektivat: Trump, e Tregoi me Gisht Putinin!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u takuan për herë të parë pas shtatë vitesh. Takimi historik në Alaskë zgjati rreth tre orë dhe u zhvillua në bazën ajrore Elmendorf në Anchorage.

Mbërritja dhe pritja

Fillimisht ateroi avioni presidencial Air Force One, ndërsa pak më pas mbërriti edhe avioni i Putinit. Trump e priti homologun e tij rus mbi qilimin e kuq, duke e duartrokitur. Të dy liderët shfaqën një qëndrim të afërt dhe miqësor, gjë që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Vëmendja e mediave

Zirja u ndoq nga një numër i madh gazetarësh. Shtypi amerikan theksoi pyetjet e ashpra që iu drejtuan Putinit, duke e krahasuar këtë me momentin kur presidenti ukrainas Zelensky ishte ballafaquar me kritika të forta në Uashington. Nga ana tjetër, media ruse komentoi mbi gjuhën e trupit të dy liderëve, duke shkruar se Putini nuk ra pre e “taktilave” të Trumpit, si shtrëngimi i fortë i dorës apo përpjekja për ta tërhequr nga ana e tij.

Fotoja që bëri jehonë

Pas përfundimit të takimit, Shtëpia e Bardhë publikoi një foto që u bë menjëherë temë diskutimi. Në imazh shihej Trump duke e treguar Putinin me gisht, një gjest që analistët e interpretuan si përpjekje për të shfaqur epërsi ndaj liderit rus.

Ky moment u regjistrua si një nga pamjet më simbolike të takimit historik, duke u parë nga shumëkush si një shenjë e rivalitetit të fshehur mes dy fuqive botërore, pavarësisht tonit miqësor të shfaqur publikisht.

Kategoritë
BotaLajme