Ministrja finlandeze kërkoi falje për mesazhet anti-islame: Ishte një lloj humori, por i gabuar

Ministrja finlandeze kërkoi falje për mesazhet anti-islame: Ishte një lloj humori, por i gabuar

Ministrja e Financave Finse Riikka Purra dhe kryeministri Petteri Orpo organizuan një konferencë për shtyp ku trajtuan incidentin e ri në qeveri dhe mesazhet e publikuara anti-islame dhe anti-imigruese të ministrit.

Kryeministri Orpo deklaroi se qeveria e re finlandeze është kundër çdo forme diskriminimi.

“Programi i qeverisë ra dakord për parime të qarta se si ne i qasemi këtyre çështjeve dhe si duhet të sillet qeveria dhe çdo ministër. Secili prej nesh duhet t’u përmbahet këtyre parimeve. Puna kundër racizmit duhet të jetë diçka që merret si e mirëqenë në qeveri,” tha ai.

I pyetur nëse po shqyrtohet dorëheqja e ministres Purra, kryeministri tha.

Ajo ka besimin tim të plotë”, thekson kryeministri.

Nga ana tjetër, ministrja e Financave u kthye në komentet e saj të vitit 2008, të cilat i kishte lënë në blogun e Partisë Finlandeze dhe kërkoi edhe një herë falje për komentet e saj.

“Që në fjalimin tim të parë për publikun thashë që nuk e pranoj gjuhën që kam përdorur atëherë, as nuk jam dakord me fjalët. E pashë të nevojshme të bëj një deklaratë edhe më të qartë dhe të kërkoj falje për komentet e bëra.  E kërkova falje të gjithëve që lexuan tekstet dhe atyre që u shqetësonin nga tekste të tilla. Falja ime është plotësisht e sinqertë”, tha ajo.

Gjithashtu ajo thekson se nuk pranon asnjë lloj dhune.

“Para 15 vitesh isha jashtë politikës dhe i komentova këto çështje në një forum që mblodhi njerëz të një mendjeje. Gjuha që është përdorur, si dhe fjalët nuk kanë asgjë për të mbrojtur – e kanë gabim”, theksoi ajo. .

Megjithatë, Purra tha gjithashtu se disa nga komentet ishin marrë jashtë kontekstit.

“Nëse e lexoni më nga afër diskutimin, do të vini re se është kryesisht një lloj humori i brendshëm, i cili për mendimin tim është i pambrojtur”, përfundoi ministrja.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova