Ministria e Financave pezullon shitjen e arkave fiskale, ankohen bizneset

Ministria e Financave ka pezulluar për 60 ditë shërbimet që lidhet me arkat fiskale, me shitje dhe abonim operatorët ekonomik që ofrojnë këto shërbime mbyllin 12 zyrat regjionale, funksionojnë vetëm në Pejë

Produkteve u kanë vendosur zbritje por sërish interesim nuk ka.

Shitja, abonimet, servisimet e arkave fiskale kanë mbetur të pezulluara tash 55 ditë.

Kësisoj, operatori që ofron këtë shërbim për bizneset u detyrua të mbyllë gjashtë zyrat regjionale ku funksiononte.

Krejt kjo për shkak të vendimit të Ministrisë së Financave e cila pezulloi për 60 ditë, shitjen e abonimet e arkave fiskale për të nis një proces të digjitalizuar.

Për këtë vendim, operatorët u njoftuan atë ditë kur u dha vendimi.

Ardian Behluli, drejtor i kompanisë Enternet foli për dëmin që iu shkaktua.

“me këtë vendim neve na është bllokuar e drejta elementare që është shitja dhe abonimi i arkave fiskale, kësisoj ne jemi detyru me bërë një analizë të brendshme”, ka deklaruar Ardian Behluli, drejtor i kompanisë.

Behluli, tregoi se këtë vendim tashmë është dorëzuar një padi në Gjykatën Komerciale.

“Në bashkëpunim me avokatët e jashtëm dhe me kemi dorëzu padi tek Gjykata Komerciali”.

Ai hallin e ka edhe tek investimet në stoqe të cilat tashmë janë grumbulluar.

Këtë shërbim në Prishtinë e ka pezulluar edhe kompania tjetër Global Eu, e cila po funksion vetëm në Pejë.

“Ka ndalu shitje dhe mbi 40% ka rënie për abonim dhe mbi 60% rënie për shitje të arkave…”, tha Fidan Prokshi, menaxher i kompanisë.

Prokshii tregoi që kanë pasur një takim me Agjencinë Tatimore të Kosovës,.

“Kemi paraqitë shqetësimet tona duke u bazuar në 60 ditëshin që është pjesë…”

Rreth 35% e arkave fiskale nuk kanë vazhduar abonimet dhe raportimet për të hyrat.

Ndërkohë nga Ministria e Financave nuk kanë kthyer përgjigje për T7 për këtë çështje

Kategoritë
LajmeVendi