Ministri kosovar i Mbrojtjes, Mehaj, pritet në Bangladesh nga shefi i shtabit të forcave të armatosura

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Mehaj, pritet në Bangladesh nga shefi i shtabit të forcave të armatosura

Ministri Mehaj njoftoi se me gjeneralin Ahmed janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bangladeshit në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve si partnerë të barabartë

Në kuadër të vizitës në Bangladesh, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, është pritur nga shefi i shtabit të forcave të armatosura të Bangladeshit, Gjeneral Sheikh Mohammad Shafiuddin Ahmed, transmeton Anadolu.

Siç njofton ministri Mehaj në rrjetet sociale me gjeneralin Ahmed janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bangladeshit në aspektin e mbrojtjes dhe fusha tjera me interes të të dy palëve si partnerë të barabartë.

“Trajnimet në fushat si deminimi, kërkim – shpëtimi dhe largimi i materieve të rrezikshme janë ato të cilat iu ofruam palës së Bangladeshit gjithashtu, ofruam edhe eksperiencën tonë në rritjen e numrit të grave në ushtri dhe në të ardhmen ekipet tona do të ofrojnë njohuritë e tyre rreth kësaj çështje”, theksoi Mehaj.

Nga ana e tij, Ahmed shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm rreth trajnimeve për forca speciale, trajnime anti-terror dhe për trajnime për monitorim dhe vëzhgim kufitar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po zhvillon vizitë zyrtare në Bangladesh i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli.

Kategoritë
BotaLajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova