Ben-Gvir kërcënoi se qeveria nuk ka të drejtë të ekzistojë nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të heqë dorë nga “qëllimi për të eliminuar Hamasin”
Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë i Izraelit, Itamar Ben-Gvir tha se ata do të rrëzojnë qeverinë nëse nuk vazhdojnë sulmet që ata kryejnë në Rripin e Gazës, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të pengjeve të arritur me Hamasin, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë e tij X me bazë në SHBA, Ben-Gvir kërcënoi se qeveria nuk ka të drejtë të ekzistojë nëse kryeministri Benjamin Netanyahu do të heqë dorë nga “qëllimi për të eliminuar Hamasin”.
“I kujtoj kryeministrit angazhimin e tij për të realizuar të gjitha objektivat e luftës. Nëse ai vendos të braktisë qëllimin e eliminimit të Hamasit dhe vazhdon politikën e tij (para 7 tetorit), duke ruajtur Hamasin në praktikë dhe kënaqet vetëm me të ashtuquajturën fitore dhe eliminimin në fjalë, qeveria nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë”, tha Ben-Gvir.
Edhe dje, ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir bëri thirrje të ngjashme për fillimin e sulmeve ndaj Gazës.
Izraeli, duke pretenduar se Hamasi ka shkelur armëpushimin, nisi sulme të dhunshme në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës duke filluar nga mbrëmja e së martës. Këto sulme rezultuan në vrasjen e 104 palestinezëve, përfshirë 46 fëmijëve dhe plagosjen e 253 të tjerëve.
Pas sulmeve të ashpra të nisura që nga dje, ushtria izraelite njoftoi fillimin për zbatimin sërish të armëpushimit në Rripin e Gazës.
Sipas lajmeve në mediat izraelite, armëpushimi filloi në orën 10:00 të mëngjesit sipas orës lokale.












