Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, pretendon se “nuk ka uri në Gaza”

“Në fakt, nuk ka gjë të tillë si uria në Gaza”, tha ministri i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, pretendoi se nuk ka “uri” në Gaza, ku dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, vdesin çdo ditë nga kequshqyerja, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij X, Ben-Gvir deklaroi se është pro urisë në Gaza. “Në fakt, nuk ka gjë të tillë si uria në Gaza”, u shpreh Ben-Gvir

Ai pohoi se nëse do të kishte zi buke në Gaza, të burgosurit izraelitë do të ishin liruar shumë kohë më parë.

Ben Gvir mbështeti përdorimin e urisë si armë duke thënë se: “Unë jam në favor të vuajtjes nga uria të Hamasit në Gaza”.

Ben-Gvir, i cili më parë ka mbështetur ndalimin e ndihmës humanitare që të hyjë në Rripin e Gazës dhe goditjen e kamionëve me ndihma, ka bërë thirrje që të shkaktohet zi buke në rajon duke parandaluar hyrjen e ndihmës në Gaza.

– Gaza po vdes nga “uria”

Rripi i Gazës, nën sulmet izraelie dhe një rrethim të rreptë që kufizon hyrjen e ndihmës humanitare, po përjeton një katastrofë humanitare, me uri të përhapur dhe mungesë uji, ilaçesh, furnizimesh mjekësore dhe materialesh higjienike.

Vdekjet nga uria, veçanërisht midis fëmijëve, po rriten në Rripin e Gazës.

Qarqet lokale dhe ndërkombëtare thonë se Izraeli përdor “urinë dhe etjen si armë”.

Ushtria izraelite, e cila ka shkatërruar 88 për qind të Gazës, duke rrënuar edhe infrastrukturën civile, shpesh synon palestinezët e zhvendosur me urdhër deportimi në zonat ku ata janë strehuar.

Ushtria izraelite, nga ana tjetër, po bombardon tendat dhe strehimoret civile të personave të zhvendosur me sulme të përditshme.

Kategoritë
BotaLajme