Ministri izraelit i ekstremit të djathtë bën foto para grafitit “Vdekje arabëve” në Bregun Perëndimor

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë i Izraelit, Bezalel Smotrich pozoi për një foto para grafitit me mbishkrimin “Vdekje arabëve” gjatë një vizite provokuese që zhvilloi në Bregun Perëndimor

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë i Izraelit, Bezalel Smotrich pozoi për një foto para grafitit me mbishkrimin “Vdekje arabëve” gjatë një vizite provokuese që zhvilloi në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Haaretz”, ministri i ekstremit të djathtë Smotrich tha se do t‘i rikthejnë në gjendjen e mëparshme të gjitha vendbanimet e paligjshme që kanë evakuuar në Bregun Perëndimor në vitin 2005, përfshirë edhe vendbanimin e paligjshëm të Sa-Nur, të cilin e vizitoi në mënyrë provokuese.

Smotrich pozoi për një foto me disa izraelitë që kanë uzurpuar tokën palestineze para grafiteve me mbishkrimin “Popull i Izraelit, kthehuni në Sa-Nur!”. Fotografitë u publikuan nga Këshilli rajonal Shomron, i cili përfshin në strukturën e tij vendbanime të shumta të paligjshme hebraike në veri të Bregut Perëndimor.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Ministria e Financave pretendohet se tabela “Vdekje arabëve” para së cilës ministri pozoi u vu re pas postimit të fotove.

Ministri Smotrich mbështet aneksimin e Bregut Perëndimor të cilin ata e mbajnë nën pushtim. Ai viziton shpesh vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar që u ndërtuan duke uzurpuar tokat palestineze dhe që njihen nga qeveria e Tel Avivit.

Vitin e kaluar, Izraeli anuloi një urdhër të vitit 2005 lidhur me evakuimin e vendbanimeve të paligjshme, përfshirë Sar-Nur, që u përkisnin izraelitëve që uzurpojnë tokat palestineze në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Në kuadër të vendimit që Izraeli mori në atë periudhë, parashikohej të mos lejohej hyrja e hebrenjve fanatikë në vendbanimet e paligjshme hebreje të Sa-Nur, Ganim dhe Kadim që ndodhen në veri të Bregut Perëndimor.

Afërsisht 720 mijë hebrenj jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor të pushtuar. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Kategoritë
BotaLajme