Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, në një postim në rrjetin social X, përdori fjalë të ashpra në lidhje me zhvillimet në Siri.
Ai e cilësoi trajtimin e popullsisë druzi nga ushtria siriane si “poshtëruese” dhe bëri thirrje për atentat ndaj Presidentit të Sirisë, Sharën. “Izraeli i do qytetarët e vet druzi,” tha Ben Gvir, duke shtuar se “duhet ta eliminojmë atë.”
Edhe Ministri izraelit për Diasporën, Amichai Chikli, dje pati një deklaratë të ngjashme, kur u shpreh: “Nëse i ngjan Hamasit, flet dhe vepron si Hamasi, atëherë është Hamasi,” duke rinovuar thirrjen për atentat ndaj Sharën.