Ministri Hollandez i Punëve të Jashtme në Potoçari: “Ndjejmë turp, mbajmë pjesë të përgjegjësisë për gjenocidin”

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Caspar Veldkamp, në përkujtim të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbajti një fjalim nga Qendra Memoriale e Potoçarit dhe dërgoi mesazhe të rëndësishme.

Në fillim ai tha se çdo varr në Potoçari duket i njëjtë, por çdo pllakatë mbart një emër dhe përfaqëson një përfundim brutal të jetës së çdo personi.

“Të gjitha këto jetë, siç theksova, kishin një lidhje të përbashkët: se ishin Boshnjakë.”

Më pas ai iu referua fjalëve të Joachim Gauck-ut se “bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Gjermaninë, ka dështuar në Srebrenicë” dhe shtoi:

“Prandaj ata prehen këtu dhe pllakat e përkujtojnë; jetët e tyre u ndërprenë dhe ne jemi këtu për ta.”

Veldkamp vijoi:

“Si bashkësi ndërkombëtare ndihemi të turpëruar që dështuam t’i mbronim, dhe unë ndiej turp sepse edhe Holanda mban përgjegjësi morale dhe politike, si pjesë e kësaj bashkësie, për mosparandalimin e gjenocidit.”

Ai theksoi se fjalët e tij sigurisht nuk do ta ndryshojnë realitetin, por duhet të përballemi me historinë. Përmendi se aktualisht po vazhdon mohimi i asaj që ndodhi në Srebrenicë dhe se është vendimtare të flitet kundër këtij mohimi.

“Na duhet një tablo e besueshme historike. Barbaritë mund të përsëriten; nuk jemi imunë ndaj tyre.”

Ai shtoi se dhimbja nuk mund të hiqet,

“Por, ne mund të përballemi me të vërtetën dhe nuk duhet të mbetemi robër të së kaluarës.”

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni