Milioneri në Zvicër zotohet se do t’i paguajë të gjitha gjobat për gratë që veshin burka

Biznesmeni algjerian, Rachid Nekkaz, tha se gruaja myslimane në Zvicër duhet të jetë në gjendje të vazhdojë të veshë burka, edhe pse votuesit zviceranë mbështetën ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës në vendet publike, transmeton albinfo.ch.

Ai njoftoi se organizata e tij, Mbrojtja e Lirisë, do të paguajë të gjitha gjobat për gratë që mbajnë burka në Zvicër, siç po bën tashmë në vendet e tjera të Evropës.

“Unë jam duke qëndruar në përkushtimin tim për të mbrojtur lirinë e fesë dhe veshjes”, tha ai.

Eksperti zviceran i Islamit, Saïda Keller-Messahli, është kritik ndaj veprimeve të Nekkaz.

“Ai mendon se mund të zhbëjë vendimin e votimit me paratë e tij. Kjo është mendjemadhësi”, është shprehur ai.

Kategoritë
BotaLajme