Milani detyrohet të ulë kërkesat për Rafal Leaon

Milani ka vendosur të ndryshojë qëndrim lidhur me të ardhmen e Rafael Leaos, duke ulur ndjeshëm çmimin e tij në tregun e transferimeve.

Fillimisht, kuqezinjtë kërkonin 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit portugez, por situata e klubit ka ndryshuar. Mungesa e golave dhe e kualifikimit në garat evropiane ka detyruar drejtuesit të rishikojnë strategjinë financiare.

Aktualisht, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta në zonën e 70 milionë eurove, çka e bën më të arritshëm për disa nga klubet e mëdha evropiane.

26-vjeçari, mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit në sezonet e fundit, por forma e dobët dhe kërkesat ekonomike e kanë bërë të diskutueshme të ardhmen e tij.

Zyrtarisht, klubi mban një qëndrim të matur, duke e konsideruar lojtarin si pjesë të projektit, por ndërkohë, agjentët e Leaos kanë marrë sinjale konkrete nga skuadra që garojnë për trofe evropianë.

Vetë lojtari nuk ka bërë deklarata publike mbi një largim të mundshëm, por është i vetëdijshëm për realitetin e ri që po krijohet në ‘San Siro’.

Nëse arrin një ofertë që kënaq të dyja palët, largimi i Leaos do të konsiderohej jo vetëm i mundshëm, por edhe i domosdoshëm për nisjen e një cikli të ri te Milani.

Kategoritë
LajmeSport