– Haxhinjtë që kaluan ditët e tyre në Medinë duke adhuruar dhe duke vizituar vende dhe zona të shenjta mbërritën në xhaminë En-Nebawi herët gjatë ditës për të falur namazin e xhumasë.
Muslimanët që kryen Haxhin në tokat e shenjta e falën namazin e xhumasë në xhaminë En-Nebawi në Medinë të Arabisë Saudite në të cilën profeti Muhamed punoi në ndërtim e saj dhe në të cilën ndodhet edhe varri i tij, raporton Anadolu.
Haxhinjtë që kaluan ditët e tyre në Medinë duke adhuruar dhe duke vizituar vende dhe zona të shenjta mbërritën në xhaminë En-Nebawi herët gjatë ditës për të falur namazin e xhumasë.
Ndërsa prisnin kohën e namazit të xhumasë, haxhnjtë lexuan Kuranin dhe u lutën. Ata gjithashtu kryen namaze vullnetare gjatë kësaj.
Me afrimin e kohës së namazit të xhumasë, në xhaminë En-Nebawi dhe përreth saj u përjetua një intensitet dhe qindra mijëra haxhinjë u rreshtuan dhe falën namazin e xhumasë brenda dhe përreth xhamisë En-Nebawi.
Pas namazit të xhumasë, haxhinjtë falën edhe namazin e xhenazes, kaluan përpara Huxhra al-Saadat (dhomës së profetit) u përshëndetën dhe u lutën.