Reagimi i Mickoskit erdhi pas Parlamenti Evropian miratoi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024, në të cilin janë fshirë pjesë ku përmenden “gjuha dhe identiteti maqedonas”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha sot se fqinji lindor Bullgaria ka punuar kundër tyre por që vendi qëndron krenar përkundër “sfidave dhe padrejtësive” me të cilat po përballet, transmeton Anadolu.
Reagimi i Mickoskit erdhi pas Parlamenti Evropian miratoi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024, në të cilin janë fshirë pjesë ku përmenden “gjuha dhe identiteti maqedonas”.
“Mbetemi krenarë, me kokën lart. Sot Bullgaria punoi kundër nesh. Sot bota pa se me çfarë sfidash dhe padrejtësish përballemi si shtet dhe popull në shekullin e 21-të. Sot, rehatshëm dhe në sytë e të gjithëve, mund t’i themi Evropës se e vërteta ka dalë në dritë”, tha Mickoski në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Siç tha Mickoski nga selia e partisë, vendi është anën e duhur të historisë “dhe kemi parë se edhe Bullgaria di si ta prishë anën e duhur”.
“Maqedonia është bllokuar në rrugën evropiane nga Bullgaria, por jo që tani, por që nga viti 1990. Ajo ka një agjendë dhe plan të qartë, udhëhiqet nga mendimi për shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas”, theksoi ai duke apeluar për mobilizim “me të gjithë miqtë dhe aleatët”.
Sot, Parlamenti Evropian miratoi Raportin e eurodeputetit austriak Thomas Weiss për vendin për vitet 2023 dhe 2024 me 461 vota pro, 121 kundër dhe 107 abstenime. Para votimit për dokumentin, u miratuan amendamente të propozuara nga eurodeputetët Andrzej Halicki në emër të Partisë Popullore Evropiane (PPE), Kathleen Van Brempt në emër të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD) dhe Dan Barna në emër të grupit liberal “Ta rinovojmë Evropën” (RE), duke fshirë pjesë të tekstit në raport që përmendnin “gjuhën dhe identitetin maqedonas”.