“Mi ka myt djemtë, duhet dënim përjetë”, nëna e viktimave shpërthen në lot: 15 vjet për Pleskoviqin s’janë kurgjë

Millosh Pleskoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, është dënuar sot me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Familja e dy prej cil të vrarëve është shprehur e pakënaqur me këtë vendim. Nëna e tyre ka shpërthyer në lot, teksa kërkuar dënim të përjetshëm për Pleskoviq, shkruan Reporteri.net.

“Shumë pak është. Duhet përjetë”, ka thënë ajo.

Edhe motra e dy viktimave e ka cilësuar të ulët dënimin.

“Pak është që ia ka dhanë gjykata. Ai m’i ka mbytë vllaznit e mi…Nëna jem qe sa vjet është tu kajtë”, ka thënë ajo para mediave.

Dënimi me 15 vjet burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohet për pjesëmarrje më 1 shtator 1998, në bashkëpunim me një grup prej 7-8 individësh të armatosur me kombësi serbe, në vrasjen e tre civilëve shqiptarë dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Detajet e aktakuzës përshkruajnë një incident të tmerrshëm: trupat e viktimave iu dorëzuan familjeve të tyre vetëm një javë më vonë, në rrethana të vështira. Njërit prej tyre iu pre një këmbë, ndërsa tjetrit iu pre koka. /Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi