Ish-dyshja e famshme e Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez, kanë nisur një rrugëtim të ri duke krijuar një klub futbolli nga e para.
Messi dhe Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM.
Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë të veshur me fanellën e Inter Miamit, e prezantuan këtë projekt në rrjetet sociale, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tyre historike të futbollit.
“Sot dua t’i ofroj futbollit uruguaian, të cilin e dua dhe u rrita me të që kur isha fëmijë, mundësitë dhe mjetet për t’i ndihmuar të gjithë adoleshentëve dhe fëmijëve që të rriten”.
“Kjo është pse, me klubin, ne duam të fillojmë të konkurrojmë në Federatën e Futbollit të Uruguait, diçka që na emocionon jashtëzakonisht shumë dhe është një hap i madh për mua dhe familjen time tek një projekt i cili besojmë”, ka thënë Suarez.
Emri i klubit, LSM, është një përfaqësim i emrit të të dy futbollistëve.
“Ëndrra nuk merr fund këtu, do ta ndajmë me familjen, miqtë dhe shokët e ngushtë. Ne kemi përjetuar shumë gjëra së bashku që kur ishim fëmijë”.
“Ne kemi ndarë shumë eksperienca në nivelet më të larta të futbollit, kjo është pse unë sot do të doja t’u preznatoja një mik, një bashkëlojtar”.
“Ky projekt është vendi perfekt që të vazhdojmë të shpërndajmë visionin tonë për futbollin dhe të kemi vizionin e njëjtë që prej fillimeve tona”, ka thënë Messi. Skuadra do të stërvitet në kompleksin ‘Luis Suarez’, një qendër prej pothuajse 20 hektarësh që përfshin një stadium me bar sintetik me kapacitet prej 1400 spektatorë si dhe një fushë me kapacitet prej 620 tifozësh.