Qytetarët protestuan kundër vrasjes së synuar të gazetarëve nga forcat izraelite dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund urisë në Gaza
Qindra njerëz marshuan në Mexico City, kryeqytetin e Meksikës, duke demonstruar mbështetje për Palestinën, raporton Anadolu.
Qytetarët protestuan kundër vrasjes së synuar të gazetarëve nga forcat izraelite dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund urisë në Gaza.
Izraeli ka vrarë më shumë se 61.900 palestinezë në Gaza që nga tetori 2023.
Fushata ushtarake ka shkatërruar rripin e Gazës, e cila po përballet me uri ekstreme.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.