Aeroplani i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje emergjente në Azerbajxhan për shkak të operacioneve luftarake në hapësirën ajrore të Ukrainës, raportuan mediat pro-qeveritare serbe.
Siç raporton gazeta Informer, avioni i presidentit serb nuk ka mundur të vazhdojë më tej drejt territorit rus për shkak të rreziqeve të sigurisë – përfshirë efektet e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe mundësinë e përgjimit të avionit në zonën e konfliktit, shkruan Danas.
Më parë u raportua se Vuçiq po shkonte për në Moskë, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një paradë për shënimin e 80-vjetorit të fitores së Rusisë në Luftën e Dytë Botërore dhe të takohej me presidentin rus Vladimir Putin.