Familjet e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës deklaruan se Kabineti i Sigurisë miratoi planin e pushtimit të qytetit të Gazës duke “dënuar me vdekje pengjet që janë gjallë”
Familjet e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës deklaruan se Kabineti i Sigurisë miratoi planin e pushtimit të qytetit të Gazës duke “dënuar me vdekje pengjet që janë gjallë”, transmeton Anadolu.
Platforma e të Afërmve të Pengjeve reagoi ndaj miratimit të planit për pushtimin e qytetit të Gazës nga Kabineti i Sigurisë në një deklaratë me shkrim.
Platforma e interpretoi vendimin e pushtimit si një deklaratë zyrtare të braktisjes së pengjeve izraelite në fatin e tyre dhe se Kabineti i Sigurisë injoroi paralajmërimet e ushtrisë dhe vullnetin e shumicës së publikut izraelit me këtë vendim.
Gjithashtu në deklaratën e tyre thuhet se vendimi për pushtimin të cilin e miratoi Kabineti i Sigurisë “dënoi me vdekje pengjet e gjalla izraelite në Gaza”.
Kabineti i Sigurisë miratoi planin për pushtimin e qytetit të Gazës pavarësisht kundërshtimit të ushtrisë.