Mbretëria e Bashkuar thirrje Serbisë: Lironi menjëherë tre policët e Kosovës

Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve që u rrëmbyen nga Serbia më 14 qershor.

Ambasadori britanik, Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, në raportin e tij për muajin qershor, tha se vendi i tij është në diej për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Ai tha se qeveritë e Kosvoës dhe Serbisë duhet të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë.

“Ne kemi përsëritur thirrjet tona ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale”.

Mbretëria e Bashkuar  tha se zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – “në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë”.

“Ne presim që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi