Mblidhet LDK-ja, a po diskutohet ftesa e Kurtit?

Në zyrat e degës kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë duke hyrë e dalë shumë prej zyrtarëve kyç të partisë.

Aty janë parë deputetë e nënkryetarë të shumta partiak si Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Anton Quni, transmeton lajmi.net.

Sipas informacioneve të para nga LDK-ja janë mbledhur sot për ët diskutuar e shqyrtuar letrën apo ftesën që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i bëri liderit të L.DK-së, Lumir Abdixhikut për takim, marrëveshje e deri tek koalicioni qeverisës.

Lumir Abdixhiku dje deklaroi se në momentin që do të ketë përgjigje do të jetë i hapur për ta bërë publike atë./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi