Mbi 5,000 familje pa të punësuar tashmë me punë sipas skemës “Qeveria për Familjet”

Ministria e Financave ka bërë të ditur se 5,163 familje që më parë nuk kishin asnjë anëtar të punësuar, tashmë kanë të paktën një person të punësuar falë skemës 1.8 “Qeveria për Familjet”.

Skema ofron subvencionim prej 70% të pagës për një periudhë prej gjashtë muajsh dhe mbetet e hapur për aplikime.

Qytetarët mund të regjistrohen në zyrën e punësimit në komunën e tyre për të përfituar nga kjo mbështetje.

Kategoritë
BotaLajme