Mbi 1.300 të arrestuar brenda natës gjatë protestave në Francë

Trazirat vazhduan deri në orët e vona në qytete përreth Francës për të katërtën natë radhazi, përkundër pranisë masive të policisë. Korriku nisi në Francë me makina e ndërtesa të djegura dhe dyqane të grabitura, përderisa familjarë dhe miqtë përgatiteshin për ta varrosur 17-vjeçarin, vrasja e të cilit shkaktoi trazira mbarëkombëtare.

Qeveria sugjeroi se protestat kishin filluar të qetësoheshin falë masave më të ashpra të sigurisë, por dëme janë raportuar kudo në Francë dhe në territore franceze si në Guajanën Franceze, ku një 54-vjeçar vdiq pasi u godit nga një plumb endacak.

Në orët e hershme të mëngjesit të 1 korrikut, Ministria e Brendshme e Francës njoftoi se ishin bërë 994 arrestime gjatë natës, por Qeveria e vendit lajmëroi më vonë gjatë ditës se numri total kishte shkuar në 1.311 të arrestuar.

“Shumë prej nesh vijmë nga lagjet e klasës punëtore, edhe ne ndajmë këtë ndjenjë dhimbjeje dhe trishtimi”, thanë futbollistët në një deklaratë për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel. “Dhuna nuk zgjidh asgjë. … Ka mënyra të tjera paqësore dhe konstruktive për ta shprehur veten.”

Ata thanë se është koha për “zi, dialog dhe rindërtim”.

Macron u bëri thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg rrugëve dhe i fajësoi rrjetet sociale për nxitjen e dhunës.

Në orët e para të mëngjesit së 1 korrikut, zjarrfikësit në Nanterre shuanin zjarret e ndezura nga protestuesit nëpër rrugë. Në Colombes, protestuesit përmbysën kazanët e plehrave dhe i përdorën ato si barrikada.

Ndërtesa dhe biznese u vandalizuan edhe në qytetin lindor të Lionit, ku një e treta e rreth 30 arrestimeve të bëra ishin për vjedhje, tha policia. Autoritetet raportuan zjarre në rrugë pasi një protestë e paautorizuar grumbulloi më shumë se 1.000 njerëz mbrëmjen e së premtes.

Qindra policë dhe zjarrfikës janë plagosur, duke përfshirë 79 gjatë natës së fundit, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna se sa protestues kanë mbetur të lënduar.

Përkundër krizës që qindra arrestime dhe dislokime masive policore nuk kanë arritur ta shuajnë, Macron nuk shpalli gjendjen të jashtëzakonshme, një opsion që ishte përdorur në rrethana të ngjashme në vitin 2005.

Në vend të kësaj, qeveria e tij rriti reagimin e zbatimit të ligjit, me 45.000 policë të dislokuar gjatë natës. Disa u thirrën të kthehen në punë gjatë kohës sa ishin në pushim vjetor.

“Ne do të ndjekim çdo person që përdor këto rrjete sociale për të kryer akte të dhunshme”, tha ai.

Zyrtari policor i akuzuar për vrasjen e Nahelit iu ngrit një akuzë preliminare për vrasje të qëllimshme. Akuzat preliminare nënkuptojnë se gjyqtarët hetues dyshojnë se ka keqbërje, por duhet të hetojnë më shumë para se ta dërgojnë rastin në gjyq. Prokurori i Nanterre, Pascal Prache, tha se hetimi i tij fillestar e çoi në përfundimin se përdorimi i armës nga zyrtari policor nuk ishte i justifikuar ligjërisht.

“Një oficer policie nuk mund ta marrë armën e tij dhe të qëllojë mbi fëmijët tanë, ta marrë jetën e fëmijëve tanë”, tha ajo. Familja e saj ka prejardhje nga Algjeria.

Trembëdhjetë persona që nuk i respektuan ndalesat e trafikut u qëlluan për vdekje nga policia franceze vitin e kaluar. Këtë vit, tre persona të tjerë, përfshirë Nahelin, vdiqën në rrethana të ngjashme. Vdekjet kanë nxitur kërkesa për më shumë përgjegjësi në Francë, e cila gjithashtu pati protesta për drejtësinë racore pas vrasjes së George Floyd nga policia në Minesota të SHBA-së.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi