Marok, numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në 1.037

Marok, numri i të vdekurve nga tërmeti rritet në 1.037

Në tërmetin që ndodhi në zonën Al Haouz të Marakeshit, numri i viktimave është rritur në 1.037 ndërsa i të plagosurve në 1.024 ku 721 prej tyre në gjendje të rëndë.

Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se është rritur në 1.037 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin 7 ballë në vend.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria bëhet e ditur se në tërmetin që ndodhi në zonën Al Haouz të Marakeshit, numri i viktimave është rritur në 1.037 ndërsa i të plagosurve në 1.024 ku 721 prej tyre në gjendje të rëndë.

Forcat e Armatosura të Marokut, administratat lokale, forcat e sigurisë dhe ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre të kërkim-shpëtimit dhe janë mobilizuar të gjitha mjetet për të dërguar ndihma humanitare në zonat e tërmetit.

Media e Marokut informoi se tërmeti i ndodhur dje në orën 23:10 sipas kohës lokale krahas kryeqytetit Rabat është ndier edhe në qytetet si Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fes.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut njoftoi se tërmeti me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter që goditi qytetin e Marakeshit ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 100 vitet e fundit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova