Marketit të vogël për konsum të njëjtë fatura e rrymës i shkon nga 700 në 1 mijë euro, pronari: Si do të mbijetojmë?

Shkumbin Maloku, një pronar i një marketi të vogël, është ankuar se për konsum të njëjtë të energjisë elektrike, fatura e rrymës për këtë muaj i ka shkuar 350 euro më e shtrenjtë.

Ai ka thënë se kjo s’është rrije normale dhe ka pyetur se si do të mund të mbijetojnë bizneset e vogla më këso faturash.

“Muajin e kaluar pagova 715 euro, tash po më kërkojnë 356 euro më shumë për të njëjtin konsum. Kjo nuk është rritje normale – kjo është shkatërrim i qëllimshëm i biznesit privat, nga ku ky shtet merr taksat, të hyrat dhe pagat”, ka shkruar ai.

“Pyetja që shtroj është e thjeshtë:Si mund të mbijetojë një biznes i vogël me fatura kaq të çmendura? Çfarë po ndodh me këto tarifa? Kush i kontrollon këto çmime? Apo janë të lirë t’i rrisin si të duan, sepse askush nuk përgjigjet?”, shprehet ai

Kategoritë
LajmeVendi